Ismajgeci shqetësimi i Tiranës, Dinamo pret lajme nga portieri Simoni

by admin
Spread the love

Marsel Ismajlgeci dhe portieri Simon Simoni janë dëmtuar me Shqipërinë U21. Mbrojtësi i majtë e la grumbullimin me kuqezinjtë para ndeshjes me Anglinë.

Ismajlgeci kishte munguar për disa javë për Tiranën dhe në kampin bardheblu shpresojnë që të mos ketë diçka serioze për anësorin e majtë.

Me probleme nga fusha ka dalë edhe Simon Simoni. Portieri i Dinamos ishte titullar në ndeshjen e djeshme kundër Anglisë U21.

Në pjesën e dytë ai u dëmtua dhe u nxor nga fusha me barelë. Trajneri Vanoli pret për4gjigjen e mjekëve për gjendjen e adoleshentit, i cili është paraqitur mjaft mirë në sezonin e parë në Superiore. / oversport.tv

You may also like