Islami e ka lënë këtë çështje të lirë dhe të hapur, e vendos vetë besimtari – Shqip

by admin
Spread the love

Rasti i mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet për trafikim dhe pornografi ndaj një 16-vjeçareje, pretendon se ajo është gruaja e tij e katërt, është në fokus të emisionit të sotëm “Opinion” në Tv Klan. Ai është besimtar i fesë islame dhe kishte edhe 3 gra të tjera me të cilat ka 7 fëmijë.

Në një lidhje direkte për “Opinion”, Hoxhë Hajredin Dizdari ka treguar se çfarë lejojnë kodet fetare referuar dhe këtij rasti.

Blendi Fevziu: Në këtë rast bëhet fjalë për një minorene, dhe bëhet fjalë për një vajzë për të cilën prindërit nuk ishin dakord. Si mund të ndodhë një martesë në këtë rrethana?

Hoxhë Hajredin Dizdari: Nëse njëra nga kushtet nuk përcaktohet, fetarisht martesa quhet e pasaktë, qoftë dhe mosha apo mosdarkordësia e prindërve, apo qoftë se vajza nuk bie dakord. Nëse njëra nga këto kushte nuk plotësohet, fetarisht quhet që merr mëkat në martesë. Shumica e hoxhallërve kur marrin pjesë në kryerjen e këtij procesi, nuk është se kanë dijeni të detajshme për çështjen.

Blendi Fevziu: Kemi një person që ka një martesë civile sipas kodit dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe ka edhe 3 martesa të tjera paralel mbi bazën e kodeve fetare po i quajmë. Ka ndonjë shkelje këtu apo nuk ka asnjë shkelje?

Hoxhë Hajredin Dizdari: Ka një lloj keqkuptimi për këtë çështje. Jepet përshtypja sikur Islami është një fe, e cila detyron personin që të martohet me 4 gra. Islami e ka lënë këtë çështje të lirë dhe të hapur, madje as nuk shtyn martesën me më shumë se një grua. Është një çështje që e vendos vetë besimtari në sajë të kushteve që mund të ketë me bashkëshorten e tij të parë, mund të jetë e sëmurë, mund të mos lindë fëmijë, nuk do ta mbajë, por do të krijojë familje, do të ketë fëmijët e tij, etj. Është një lloj opsioni, mundësie që të vazhdojë martesën me bashkëshorten e parë dhe të ketë një martesë ku të krijojë një familje nëse ka raste të tilla. Islami e lë të hapur dhe nuk detyron besimtarin të kryejë atë.

Blendi Fevziu: Po nëse një grua do të martohet me 4 burra?

Hoxhë Hajredin Dizdari: Kjo është e ndaluar për shkak se e bën të vështirë se kush është babai.

/tvklan.al

You may also like