Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Salih Murat, kërkesë Talat Xhaferit dhe deputetëve për përdorimin e gjuhës turke në Kuvend

by admin
Spread the love

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, ditë më parë ka lëshuar një letër në Kuvend, ku si kërkesë të gjithë deputetëve në vend, u kërkoi që përdorimi i gjuhës turke të jetë e përfshirë në rregulloren e re të Kuvendit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Salih Murat, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka bërë këto deklarata:

“Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, diskutimet për Rregulloren e re të Kuvendit, të mbështetur nga Parlamenti Evropian, janë në fazën e leximit të dytë.

Dje, Kryetarit të Kuvendit z. Talat Xhaferi, të gjithë deputetëve në parlamentin e vendit, si dhe shefit të misionit të OSBE-së, ambasadorit z. Kilian Valit, ua dërgova letrën me kërkesë që të shqyrtohen nenet 3, 19 dhe 35, nene këto ku me rregullore përcaktohen përdorimi i gjuhëve të pakicave në seancat parlamentare, si dhe në grupet e punës në Kuvend. Fatkeqësisht, shumë nene dhe ligj të Kushtetutës sonë, nuk janë në kompatibilitet dhe në përputhje me të drejtat e komuniteteve pakicë, të drejtës ndërkombëtare, vlerave evropiane.

“Bazuar në kushtetutën tonë, të drejtat tona bazuar në të drejtën ndërkombëtare, nuk ka asnjë pengesë ligjore për përdorimin e gjuhës turke në të gjitha seancat dhe grupet punuese të Kuvendit, dhe përdorimi i gjuhës turke duhet të përfshihet në rregulloren e re të brendshme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Salih Murat.

MARKETING



You may also like