IRAN – Raportohen 14 të vdekur dhe rreth 90 të sëmurë pas konsumimit të alkoolit

by admin
Spread the love

TEHERAN, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Pas konsumimit të alkoolit, 14 persona kanë vdekur në Iran brenda një periudhe të shkurtër kohore, dhe rreth 90 te tjere janë shtruar në spitalet afër kryeqytetit dje në mbremje me simptoma të helmimit, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Konsumimi i alkoolit është i ndaluar në Republikën Islamike, dhe përfshin dënime të rënda në disa raste.

Megjithatë, alkooli konsumohet dhe ofrohet në tregun e zi apo ndonjëherë edhe prodhohet.

Kryesisht, pijet alkoolike të bëra në shtëpi shpesh lyhen me metanol nëse procesi i distilimit nuk kryhet siç duhet.

Kjo substancë është toksike dhe mund të çojë në verbëri apo edhe në vdekje nëse konsumohet në sasi të mëdha.

You may also like