IRAN – Raisi: Edhe pushtimi “më i vogël” i territorit do të nxisë një përgjigje “masive dhe të ashpër”

by admin
Spread the love

TIRANË, 17 prill /ATSH/- Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi ka paralajmëruar se “pushtimi më i vogël” nga Izraeli do të nxiste një përgjigje “masive dhe të ashpër”, ndërsa rajoni përgatitet për një hakmarrje të mundshme izraelite pas sulmit të Iranit në fundjavë, sipas AP.

Deklarata e tij erdhi gjatë pjesëmarrjes së tij ne një paradë vjetore të ushtrisë që u zhvendos në një kazermë në veri të Teheranit, nga vendi i saj i zakonshëm në një autostradë në periferi jugore të qytetit – ndoshta për shkak të frikës se mund të vihej në shënjestër.

Irani lëshoi qindra raketa dhe dronë në Izrael gjatë fundjavës në përgjigje të një sulmi të dukshëm izraelit në kompleksin e ambasadës së Iranit në Siri më 1 prill që vrau 12 persona, duke përfshirë dy gjeneralë iranianë.

Izraeli, me ndihmën e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Jordanisë fqinje dhe vendeve të tjera interceptoi me sukses pothuajse të gjitha raketat dhe dronët.

Tensionet në rajon janë rritur që nga fillimi i luftës së fundit Izrael-Hamas më 7 tetor, kur Hamasi dhe Xhihadi Islamik, dy grupe militante të mbështetur nga Irani, kryen një sulm ndërkufitar që shkaktoi vdekjen e 1200 personave në Izrael dhe rrëmbyen 250 të tjerë.

“Izraeli u përgjigj me një ofensivë në Gaza që ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe ka vrarë më shumë se 33 800 banorë”, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like