IRAN – Numri i të vdekurve nga sulmet vetëvrasëse rritet në 91 ​

by admin
Spread the love



TEHERAN, 6 janar /ATSH-DPA/ – Numri i të vdekurve në shpërthimet vetëvrasëse në Iran në fillim të kësaj jave është rritur në 91, raportoi media shtetërore.

Rreth 100 të plagosur janë ende në spital, 11 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Shërbimi sekret tha se kishte arrestuar gjithsej 11 persona në lidhje me sulmin.

Të mërkurën, dy kamikazë hodhën veten në erë në qytetin e Kermanit, në një ceremoni me rastin e përvjetorit të katërt të vdekjes së gjeneralit të fuqishëm iranian, Qassem Soleimani.

Përgjegjësinë për sulmin e mori milicia terroriste Shteti Islamik.

Shteti Islamik e konsideron shumicën shiite në Iran si apostate të Islamit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSpanja njeh pasaportat e Kosovës


You may also like