Interi “thyen” mbrojtjen e Atleticos, fluturon drejt Madridit me përparësi – Shqip

by admin
Spread the love

Interi e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0, në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyllë zbehtë me shumë pak raste të krijuara nga dy anët.

Megjithatë, pjesa e dytë ishte komplet ndryshe, me Marko Arnautoviqin i cili humbi një rast ideal për të shënuar.

Ndonëse, Arnautoviq u tregua i saktë në minutën e 79’, për t’ia dhënë epërsinë zikaltërve.

Atletico u mundua me Alvaro Moratën që të gjejë golin e barazimit, por që mungoi konkretizimi i rasteve. Kështu Interi do të ketë epërsinë prej një goli nga ndeshja e parë.

Përndryshe, ndeshja kthyese do të luhet me datën 13 mars, duke filluar nga ora 21:00. /Klankosova.tv.

You may also like