“Interi klub madhështor”, Lautaro feston dhe paralajmëron Man City

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez ishte heroi i Interit në finalen e Kupës së Italisë.

Kampioni i botës me Argjentinën, shënoi dy golat e fitores 2-1 ndaj Fiorentinës, që mjaftuan të ngjyrosnin Kupën e Italisë zikaltër për herë të nëntë në histori.

Sulmuesi i Interit ndodhet në formë të shkëlqyer. Fitoren në “Olimpico” e ka shijuar në maksimum dhe shpreson të shënojë dhe fitojë edhe në finalen e Champions League kundër Manchester City (10 qershor).

Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur. Prej disa vitesh po i sjellim trofe këtij klubi madhështor, jam shumë i lumtur.

Dygolëshi? Doja të ngrija një tjetër trofe në këtë sport, pasi është e vetmja gjë që vlen. E nisëm keq ndeshjen, vuajtëm në 15 minuta e para. Më pas zhvilluam ndeshjen që duhet të luanim që në fillim.

Finalja e Champions League? Unë dua të vazhdoj në këtë mënyrë, dua të vazhdoj të fitoj”, deklaroi 25-vjeçari latin. /Supersport


Top Channel

You may also like