Inter Miami zyrtarizon Leo Messi – Shqip

by admin
Spread the love

Inter Miami ka zyrtarizuar transferimin e Lionel Mesit. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin amerikan të futbollit.

Futbollisti ka firmosur deri në Qershor të 2025-ës. Messi tregoi emocionet për kalimin te skuadra amerikane.

“Jam shumë i lumtur të nis këtë hap të ri në karrierën time me Inter Miamin dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është mundësi fantastike dhe bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë këtë projekt të bukur”.

Argjentinasi shtoi se është i vendosur që të nisë të japë ndihmën e tij në shtëpinë e re.

Messi do të jetë në dispozicion të Inter Miami që nga 21 Korriku, ku ekipi do të përballet në Leagues Cup kundër meksikanëve të Cruz Azul.

36-vjeçari konsiderohet ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ka fituar çdo trofe të mundshëm.

Mesi vendosi që të mos vazhdonte bashkëpunimin me PSG ku luajti për dy sezone. Ai do të bëhet pjesë e një skuadre, e cila gjendet në vend të fundit në Konferencën e Lindjes.

Klan News

You may also like