Instituti parlamentar i Kuvendit, nikoqir i konferencës së gjashtë të Forumit ndërkombëtar të qendrave të vizitorëve të parlamenteve

by admin
Spread the love

 Mbi 40 pjesëmarrës nga 19 parlamente nacionale nga bota marrin pjesë në Forumin ndërkombëtar të qendrave të vizitorëve të parlamenteve i gjashti me radhë që nga 26 deri më 29 shtator 2023 mbahet në Kuvend në Shkup.

Forumi ndërkombëtar i qendrave të vizitorëve të parlamenteve i bashkon përpjekjet e veprimtarisë proaktive të parlamenteve në demokracitë për edukim politik të të rinjve, për transparencë dhe hapje të parlamenteve, për miratimin e ligjeve, për rëndësinë historike të parlamenteve dhe dialogun midis qytetarëve dhe deputetëve të tyre.

Në konferencën treditore do të bisedohet mbi qasjen e parlamenteve përkundrejt qytetarëve në trendët e digjitalizimit, mjetet dhe programet për informim, evalvimin digjital të programeve dhe mbindërtimin e qasjeve, si dhe mbi rëndësinë e arsimit joformal në informimin e qytetarëve për institucionet e tyre demokratike.

Instituti parlamentar në vitin 2022 ka shërbyer 8422 qytetarë maqedonas nëpërmjet programeve edukative: “Parlamenti i fëmijëve”, “Kam qëndrim”, “Debate studentore” dhe vizita në Kuvend duke u dhënë njohuri mbi procesin ligjvënës dhe rolin e Kuvendit në sistemin e pushtetit shtetëror.

Në këtë konferencë do të prezantohet programi për gjimnazistët “Kam qëndrim”, i cili ka për qëllim të stimulojë debat të argumentuar dhe prezantim publik me simulim të procedurës ligjvënëse.

MARKETING




You may also like