Institucionet të përmbahen nga informacionet e ndjeshme – vrasësi ende nuk është zbuluar! – Shqip

by admin
Spread the love

Proluroria Themelore Publike ka bërë thirrje që institucionet të mos shpërndajnë informacione të ndjeshme lidhur me vrasjen e mjekut 67-vjecar që u gjet I vdekur në makinën e parkuar afër polklinikës “Zhelezarë”.

PTHP-ja nuk ka mundësi të ndajë informata lidhur me këtë vrasje, duke sqaruar se ende nuk është zbuluar kryerësi i veprës penale.

PTHP as nuk ka përgënjeshtruar e as ka konfirmuar deklaratën për “Sloboden Peçat” të Zv/Ministrit të Brendshëm Plotësues, Mitko Bojmacaliev, se mjeku nuk është vrarë në makinën e tij, porn ë një vend tjetër, kurse trupi i tij është sjellë në makinë.

“Kolegët ende punojnë, mbledhin informatat në terren, janë ngritur dëshmitë nga makina që është gjetur dhe sipas njohurive tona dhe asaj që është konstatuar mund të konfirmojë se personi nuk është vrarë në makinë, por është sjellë në makinë. Më shumë nuk mund të zbuloj që të mos cënojë hetimin”, tha Mitko Bojmacaliev.

Trupi i pajetë I mjekut, sic u njoftua nga MPB-ja, ishte gjetur në mbrëmjen e 21 marsit në makinën e tij “Kia” afër poliklinikës “Zhelezara”.

Sipas njoftimeve të Policisë dhe Prokurorisë, trupin e kishin gjetur anëtarë të familjes së ngushtë të viktimës, që kishin nisur kërkimet pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të orarit të punës./tvklan.mk

You may also like