Ikona amerikane e pishinës vendos rekord botëror në 1500 metra

by admin
Spread the love

Notarja amerikane Katie Ledecky ka vendosur rekord të ri botëror në garën e 1500 metrave, në ditën e dytë të garave të Kupës së Botës në not.

25-vjecarja dha kohën 15’08”24, duke përmirësuar me gati 10 sekonda kohën e mëparshme (15’18”01), që ishte vendosur tri vite më parë në Berlin.

Në turneun që po zhvillohet në Toronto (Kanada), notarja amerikane bëri një paraqitje të shkëlqyer, në një garë të vështirë. Ledecky mban edhe rekordin botëror së garës së 800 metrave, ndërkohë që dikur ka mbajtur edhe rekordin e garës së 400m. Ajo konsiderohet si një nga notaret më të mira në histori.

“E dija që mund ta përmirësoja këtë kohë dhe të vendosja një rekord të ri botëror. Këtë synim e kisha bazuar në rezultatet e mia në stërvitje. Gjatë gjithë garës ndihesha në formë dhe e kisha situatën nën kontroll”, tha Katie Ledecky, që ka fituar 10 medalje olimpike në karrierën e saj.

You may also like