Ibishi: Drejtori i AKI-së po zgjidhet nga niveli politik, anëtarësimi në Interpool, i pamundur pa ndihmën e ndërkombëtarëve

by admin
Spread the love

Dështimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Organizata Ndërkombëtare, e veçanërisht në atë të sigurisë Interpol, janë si rezultat i moskoordinimit me faktorin ndërkombëtar dhe dhe mos shfrytëzimi i Shqipërisë së shtet për të lobuar në arenën ndërkombëtare. Kështu ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ibishi për Ekonomia Online, ka thënë se anëtarësimi i
Kosovës në këto organizata nuk është i mundur pa mbështetjen e partnerëve
strategjik, siç janë SHBA-ja dhe BE-ja

Kritika ka pasur edhe në përzgjedhjen e drejtorit të
AKI-së, për të cilën tha se shpesh herë ka pasur ndërhyrje në përzgjedhjen e
kreut të saj.

“Ne kemi dështuar në shumë raste faji jonë për mos anëtarësim
të deritashëm në organizata ndërkombëtare të sigurisë në Interpol dhe
organizatat rajonale. Mendoj që ne me kapacitetet tona nuk mund t’ia dalim nëse
nuk mbështetemi në partnerë tanë strategjik në rend të parë ShBA që janë përkrahëse
në projektet tona dhe vendet e BE. Fatkeqësisht këta liderët tanë të kaluar dhe
të tashmit çdo herë e mendojnë mbështetjen në forcat vetanake që janë të
pamjaftueshme dhe nganjëherë nuk e kemi shfrytëzuar edhe Shqipërinë si shtet amë
apo shtet përkrahës për lobim për arritjen e synimit për anëtarësim.

Ibishi thotë se AKI-ja duhet të përqendrohet në
bashkëpunim ndërkombëtar me ShBA-në sepse është domethënës për sigurinë
nacionale. Ai thotë se drejtori i AKI-së zgjidhet nga niveli politik, teksa
shton se ka mungesë të përkrahjes së institucioneve në këtë institucion.

 “Unë nuk dua tash
të fokusohem në performancën drejtorit apo kryeshefit ekzekutiv të AKI-së pasi
ka ardhur para pak kohësh dhe vështirë është të vlerësohet puna e tij. Po sido
që të jetë AKI duhet të përqendrohet të bashkëpunimi ndërkombëtar për këmbimin
e informacionit të klasifikuar që është jashtëzakonisht i rëndësishëm me
partner tanë ShBA që është shumë domethënëse për sigurinë nacionale të shtetit
tonë”.

“Deri tash AKI ka kryer suksesshëm rolin e vet dhe fatkeqësisht
qeveria nuk i ka dalë në ndihmë kur ka pasur nevojë për ngritje të kapacitetit
me shpallje të konkursit dhe më dështimin e tij me arsyetimin te mjeteve
buxhetore. Kjo nuk duhet të ndodh për një institucion siç është AKI por kjo është
dështim i lidershipit tonë. Mendoj që ka pasur çdo herë ndërhyrje politike dhe
vazhdon të ketë. Realisht kryeshefi ekzekutiv zgjidhen nga niveli politik. Por
duhet të shpallet konkursi dhe secili prej tyre ti përmbushë kriteret çfarë kërkohen
jo të jetë përcaktim politik. Çdo përzgjedhje ka ardhur zgjedhje politike që ka
pasur pasoja për sigurinë nacionale”, tha Ibishi.

You may also like