I pafat portieri i Dinamos, Simoni mbyll sezonin para kohe

by admin
Spread the love

Lajme të këqija për skuadrën e Dinamos, që në këtë fund-sezoni vendimtar për mbijetesën mes më të mirave të Shqipërisë humbet portierin Simon Simoni.

Mbrojtësi ekstrem u dëmtua gjatë ndeshjes së Kombëtares U21 me Anglinë U21, duke dalë para kohe nga loja. Pas kontrollove mjekësore të kryera, bëhet me dije se “gardiani” do duhet të qëndrojë jashtë fushave të paktën 1 muaj.

Mund të quhet i mbyllur sezoni për Simonin dhe tashmë trajneri Vanoli duhet të gjejë një tjetër alternativë për të mbrojtur portën dinamovite.

17-vjeçari është paraqitur shumë mirë në 10 ndeshje që ka zhvilluar me Dinamon këtë sezon. / Oversport.tv

You may also like