I nxehti po godet njerëzit me aftësi të kufizuara – Shqip

by admin
Spread the love

Ekspertët: Ata përballen me rrezikun e vdekjes

I nxehti ekstrem që ka përfshirë një pjesë të Europës po ndikon më së shumti tek njerëzit me aftësi të kufizuara. Fernando Uceta, 62 vjeç, një pensionist i cili ka kryer më herët një transplant në mushkëri shprehet se i nxehti ekstrem po shkakton pasoja negative në shëndetin e tij. 62-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në mushkëri në gushtin e vitit të kaluar.

“Nëse tashmë është temperatura 37, gushti do të jetë më i keq. Kondicionieri është një problem financiar. Nuk jam në gjendje të paguaj çdo muaj faturën e energjisë elektrike. I nxehti po kthehet në një problem çdo vit”.

Një raport i Human Rights Watch tregon se personat me aftësi të kufizuara janë ata që preken drejtpërsëdrejti nga nxehtësia duke shkaktuar pasoja të rënda në shëndetin e tyre. Ekspertët shprehen se qeveritë në Spanjë, Itali, etj, duhet të hartojnë një plani veprimi për klimën.

Shumë njerëz përballen me rrezikun e vdekjes ndërsa temperaturat rriten në të gjithë botën.

“Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë një rrezik të lartë të dëmtimit të shëndetit fizik, social dhe mendor, kur ata përballojnë vetë temperaturat e rrezikshme“, tha Jonas Bull, hulumtues në Human Rights Watch.

Sipas ekspertëve, Europa Jugore do të goditet nga episode të shumta të të nxehtit ekstrem edhe përgjatë muajve në vijim.

Klan News

You may also like