I “hedhin” djalin kundër, Donald Jr thirret të dëshmojë në gjyqin e të atit

by admin
Spread the love

Donald Trump Jr, djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, u thirr të dëshmonte në sallën e gjyqit ku i ati i tij akuzohet për mashtrim financiar.

Ai u shpreh se ka vetëm një rol shumë të vogël në financat e kompanisë së familjes Trump. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe familja e tij akuzohen se i kanë fryrë vlerat e aseteve të kompanisë për të siguruar hua të favorshme nga bankat. Donald Jr., zëvendëspresident ekzekutiv në Trump Organization dhe i pandehur në rastin e mashtrimit financiar, është fëmija i parë i Trumpit që ulet në bankën e dëshmitarëve.

Pas tij, do të dëshmojnë edhe Eric dhe Ivanka Trump. Vetë ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë dëshmon të hënën.

Prokurorja e Nju Jorkut Letitia James ngriti padi civile ndaj Trumpit dhe dy djemve të tij për fryrjen e aseteve miliarda herë më shumë seç vlenin, në mënyrë që të siguronin hua më të mira. Prokurorja James kërkon ndëshkime në vlerë 250 milionë për Trumpin dhe përjashtimin e tij dhe djemve të tij nga udhëheqja e perandorisë familjare të biznesit.

Ky rast është vetëm njëri nga disa sfidat gjyqësore me të cilat po përballet Trumpi, i cili aktualisht, është në krye të garës së republikanëve për kandidat për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Trumpi do të dalë para gjykatës federale në Uashington më 4 mars 2024, nën akuzat se kishte tentuar ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden.

Më pas do të kthehet në gjykatën e Nju Jorkut, për t’u përballur me akuzat se kishte paguar për heshtjen e një ylli të filmave për të rritur, e në vijim e pret dhe një thirrje në gjykatën federale të Floridës, për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Gjithashtu ai do të përballet dhe me akuzat për të kthyer në favorin e vet rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia.


Top Channel

You may also like