I dashuri i Rita Orës, Taika Waititi: Shpesh ngatërrohem për homoseksual

by admin
Spread the love

I dashuri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, regjisori Taika Waititi, ka dhënë së fundmi një intervistë për WIRED, ku ka folur në tërësi për karrierën dhe jetën e tij private.

Ndër të tjerash, ai në një moment ka thënë se shpesh “ngatërrohet për homoseksual”.

Regjisori fitues i çmimit “Oscar”, vë në dukje se ai “herë pas here supozohet nga fansat se është ‘queer’”, një vlerësim që Waititi e përmblodhi duke thënë: “Unë ngatërrohem shumë për homoseksual”.

Wired shton se ky perceptim i Waititit është rezultat i sensit të tij të modës dhe i personazheve që ai luan në filma.

Waititi ka luajtur në një numër të madh filmash të tij, duke përfshirë “Jojo Rabbit” të vitit 2019, ku ai u nominua për çmimin “Oscar” në kategorinë “Filmi më i mirë” në vitin 2020.

Në të, ai luajti rolin e Adolf Hitlerit të çuditshëm, miku imagjinar i Jojos (Roman Griffin Davis).


You may also like