I biri mbush 16 vjeç, Kastro Zizo i bën dedikimin e ndjerë

by admin
Spread the love

Kastro Zizo është një nga artistët më të njohur në Shqipëri, i cili prej shumë vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar. 24 tetori është një datë shumë e veçantë për këngëtarin, i cili e ka shënuar në kalendarin e tij si data kur jeta e tij ndryshoi tërësisht, pasi ai u bë baba i një djali.

Dankan erdhi në jetë kur Kastro ishte vetëm 22 vjeç, ndërsa të hënën, djali i këngëtarit mbushi plot 16 vjeç. E sigurisht, në këtë ditë shumë të veçantë për të birin, nuk mund të mungonte një urim nga i ati, i cili në çdo dalje të tijën publike ka treguar se sa shumë dashuri ka për fëmijët e tij. Kastro ka postuar dy foto në rrjetin e tij social ‘Instagram’ ku ka bërë edhe një dedikim tejet të ndjerë.

Ai shkruan se Dankan ka ardhur në jetë në mëngjesin e 24 tetorit dhe menjëherë sapo e ka marrë në krahë është ndjerë i plotësuar. Ai shkruan se Dankan e ka bërë njeriun më të lumtur në botë, pasi i ka dhënë emrin ‘Baba’, ndërsa shkruan gjithashtu se ndihet krenar për të birin sot dhe se e do shumë.

Ishte një mëngjes vjeshte kur erdhe në jetë, kur të mora për herë të parë në krahë. Kur pa kuptuar më kaploi një ndjenje që me mbushi…isha për vete “fëmijë” dhe ti ma dhe emrin Baba duke më bërë njeriun më të lumtur në botë. Sot, të shoh dhe “mbushem” sërish për djalin që kam, për burrin që ti je bërë. Jam krenar për ty bir. Gëzuar ditëlindjen, të gëzoftë shpirti! Të do babi shumë” – shkruan Kastro Zizo në rrjetin e tij social ‘Instagram’.

You may also like