I bën “gropën”vetes? Suedia bllokon dy ekstradime, komplikohet anëtarësimi në NATO!

by admin
Spread the love

Vetëm disa ditë pasi Turqia i hoqi pengesat për anëtarësimin e saj në NATO, Suedia bën një veprim që mund t`i ndërlikojë sërish përpjekjet e saj për bashkim me aleancën ushtarake.

Gjykata e lartë e Suedisë bllokoi ekstradimin e dy turqve, për të cilët Ankaraja thotë se janë pjesë e një grupi terrorist. Turqia e kishte bllokuar ratifikimin e kërkesës së Stokholmit për anëtarësim, me argumentin se ai po bën shumë pak për të trajtuar shqetësimet e Turqisë lidhur me individët që i cilëson si terroristë, ndërsa ekstradimi i tyre përbën pikën kyçe në këtë marrëdhënie.

Pas disa muaj zvarritjesh megjithatë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ra dakord të hënën që parlamenti turk ta shqyrtojë kërkesën që Suedia paraqiti vitin e kaluar së bashku me Finlandën. Turqia kërkon ekstradimin nga Suedia të dy shtetasve turq nën akuzën se janë pjesë e lëvizjes Gylen, të cilën e cilëson si organizatë terroriste. Ankaraja thotë se kleriku që jeton në SHBA, Fethullah Gulen qëndron pas tentativës për grusht shteti në vitin 2016.

Qeveria e Suedisë vendos për kërkesat për ekstradim dhe ka fjalën e fundit. Por Gjykata e Lartë e vendit tha se kishte pengesa ligjore lidhur me kërkesën e Turqisë në këtë rast. “Është një lloj deklarate këshillimore nga Gjykata e Lartë, por nëse Gjykata e Lartë tha se ekstradimi nuk mund të ndodhë sepse ka sfida ligjore që e kundërshtojnë atë, qeveria nuk lejohet ta ekstradojë personin”, tha gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Cecilia.

Renfors, për agjencinë e lajmve Reuters. Sipas autoriteteve turke,  dy individët kryen një akt kriminal duke iu bashkuar lëvizjes Gylen përmes një aplikacioni në telefon të përdorur nga anëtarët e saj, por sipas ligjit suedez, këto veprime nuk janë të barazvlefshme me pjesëmarrjen në një organizatë terroriste.


Top Channel

You may also like