Hyseni fiton çmimin “Ylli i Javës” së 25-të në Superligën e Kosovës

by admin
Spread the love

Futbollisti i Malishevës, Hasan Hyseni e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

24-vjeçari ndihmoi skuadrën e tij me një supergol nga distanca të arrijë fitore 2:3 në një udhëtim të vështirë te Drenica në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Hyseni realizoi golin e dytë të ekipit të Mlaishevës në minutat e fundit të pjesës së parë, me një gjuajtje të fortë.

Pas kësaj fitore Malisheva stabilizoi pozitën e saj në elitë me 32 pikë, aq sa kanë edhe Drenica e Prishtina.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e KF Malisheva, Hasan Hyseni e ndau Bekim Kilaj, senior specialist në BKT.

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, pas çdo xhiroje ndajnë çmimin “Ylli i Javës” për lojtarin më të mirë.

You may also like