Hynë në fushë dhe dhunuan lojtarët e trajnerin e Fenerbahçes, arrestohen 12 tifozë në Turqi

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e djeshme, futbolli turk u përfshi nga dhuna pasi një grup tifozësh hynën në fushë pas ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve dhe trajnerit të Fenerbahçes, janë arrestuar 12 persona të cilët u përfshinë në përleshjet e dhunshme.

“12 persona që u identifikuan si të përfshirë në përleshjet pas ndeshjes Trabzonspor – Fenerbahce u ndaluan”, njoftoi ministri Ali Yerlikaya.

Ultrasit kërcënuan dhe sulmuan lojtarët dhe stafin e skuadrës së Stambollit, ndërsa portieri i Fenerbaches, Dominik Livakoviç, u godit me grusht në fytyrë.


Top Channel

You may also like