Humoristja e TikTok-ut lë Klanifornia-n për Portokalli-në. Zbulohet arsyeja

by admin
Spread the love

Përdoruesit e rrjetit social TikTok e njohin mjaft mirë Jona Vrionin, një nga personazhet ‘e prodhur’ nga ky kanal social, që ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve me videot e saj plot humor e që të shkrijnë së qeshuri.

Jona numëron me miliona pëlqime në videot e saj si edhe mijëra ndjekës. Në muajin shtator, humoristja vendosi t’i bashkohej një prej programeve të humorit në vendin tonë, “Klanifornia”. Por, aventura e saj në këtë spektakël humori nuk zgjati më shumë se një puntatë, duke u larguar ‘pa bërë zë’ nga programi.

Së fundmi, aktorja ka vendosur të kalojë në një tjetër program humori, “Portokalli” në Top Channel. Ajo i është bashkuar kastit të aktorëve që nga kjo e diel, ku ka pasur edhe performancën e saj në skenë. Lajmin e bëri të ditur vetë Jona, pak para nisjes së programit, përmes postimeve në rrjetet e saj sociale, ku paralajmëronte rikthimin e saj në një tjetër ekran televiziv.

Aktorja ishte e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News këtë të martë, ku tregoi edhe se si e përjetoi daljen e saj të parë në skenën e Portokallisë, ndërsa nënkuptoi edhe arsyen e largimit të saj nga Klanifornia. “Dje pata daljen time të parë. U prita shumë mirë, edhe nga regjisori edhe nga aktorët. Të shikojmë në vazhdimësi se si do jetë, por besoj që do jetë shumë ok.

Do të luaj të njëjtin rol për momentin, pastaj besoj që duke ia marrë dorën… dëshira është që të sjell role të tjera, por momentalisht është ok kështu siç është pasi çdo gjë do kohën e vet. Pavarësisht se unë di të bëj humor apo jam e lirshme, por çdo gjë do kohën e vet. Më duhet edhe pak kohë që të sjell role të tjera”- u shpreh Jona Vrioni në emisionin informativ “Breaking” në Top News, duke nënkuptuar kështu arsyen se pse është larguar nga programi i humorit “Klanifornia”.

You may also like