Humbën jetën në Bjeshkë – Komuna e Junikut reagon për rastin tragjik

by admin
Spread the love

Dita e sotme ishte e kobshme për familjen Tofaj nga Juniku. Pronari i fabrikës “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofaj u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, në rrethana akoma të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Policia dhe Prokurori i Shtetit tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nga Drejtoria Rajonale në Pejë e kanë dhënë një konfirmim zyrtar për Sinjalin.
Vdekjen e çiftit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa sipas informacioneve të para, shakatar dyshohet të ketë qenë rryma.

“Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike”, kanë thënë nga Policia për Sinjalin.

Për rastin tragjik ka reaguar edhe Komuna e Junikut përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ku i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Postimi i plotë i Komunës së Junikut:

“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku Tofaj. Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre. Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”.

MARKETING



You may also like