Hoxhaj: Presioni të Vllaznia është shumë i madh, ndihem mirë kur luaj në krah

by admin
Spread the love

Ardit Hoxhaj ka folur për Oversport pas fitores së Vllaznisë përballë Teutës.

“Rikthimi te goli? Ndihem mirë që arrita të shënoj. Nuk ka rëndësi se ku luaj në fushë, sepse fjala e trajnerit është ligj dhe e respektoj. Unë më mirë ndihem kur luaj në krah. Penalltia? Unë i kam gjuajtur penalltitë në skuadër. Menduam që Kaina të zhbllokohej te e para dhe mendova që të dytën ta gjuaja unë.

Oshilacionet e Vllaznisë? Ne kemi punuar shumë që të kemi stabilitet në skuadër, por edhe presioni është i madh këtu te Vllaznia. Sepse këtu edhe kur je duke fituar, kërkojnë që të fitosh më thellë edhe me rezultat të mirë. Presioni është i madh, gjithmonë na kërkohet fitorja dhe ne jemi skuadra me më pak barazime në kampionat.

Notë vetes? Do të bëj maksimumin që të ndihmoj skuadrën. Nuk është sezoni më i mirë si për mua edhe për Vllazninë sepse jemi larg pritshmërive, por besoj që të japim më të mirën dhe të arrijmë objektivat tona.

Golat me kokë? Vështirësia që kam ndjerë është sepse kur luaj si sulmues i parë jam në qendër të vëmendjes dhe markohem më shumë. kur luaj në krah kam më shumë hapësira”, ka thënë Hoxhaj. / Oversport.tv

You may also like