Hoxhaj: Kërkesa në planin e BE-së për kapërcimin e të kaluarës, e barazon agresorin me viktimën

by admin
Spread the love

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se paragrafi në propozimin e BE-së që kërkon kapërcimin e të kaluarës, e barazon agresorin me viktimën.

Nga foltorja e kuvendit, ai e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse e ka ndërmend që të ushtrojë padi për gjenocid ndaj Serbisë, njofton Shqip.

“Në fund të ditës ka të bëjë me shqetësimin se a po ruhet funksionaliteti i shtetit të Kosovës dhe a mbrohen interesat strategjike të Kosovës?”.

“Palët kontaktuese përmendet në hyrje të tekstit, duhet te ketë qartësi se çka po nënkuptohet me palët?”

“Kurti duhet ta sqarojë se a e ka ndërmend të bëjë padi për gjenocid?”.

“Paragrafi për të kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës, e barazon Serbinë me Kosovën”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

You may also like