Hoxhaj e quan “kaçamak” aneksin e marrëveshjes

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vazhduar të këmbëngulë që marrëveshja e arritur me Serbinë në Ohër është e keqe.

“Dështim i keq. Të gjithë ne e dimë se ka pasë një aneks shumë më të mirë që është hequr nga tavolina. Ti shto në tekst, ai shto, shto miell, shto ujë, ka dalë kaçamak dhe kur është bërë kaçamak e keni sjelli në kuvend”, është shprehur Hoxhaj, njofton KlanKosova.tv.

Ai ka vazhduar të thotë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i besojë Derek Chollet për vlerësimin për marrëveshjen e arritur.

“Veç t’i besojë ky Cholletit dhe Blinkenit. Por nuk dëgjova plan B se a do t’i marrim pesë njohjet e vendeve të BE-së. Definitivisht është marrëveshje e keqe”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like