Holstein Kiel 3-4 Paderborn/ Florent Muslija shkëlqen me një asistim dhe një gol – shpallet lojtari i ndeshjes, me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij

by admin
Spread the love

Paderborni ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Holstein Kieli.

Të premten mbrëma, Paderborni fitoi me rezultatin 4:3 si mysafir, ndërsa kontribut në këtë fitore dha edhe reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija.

Ndeshja i takoi xhiros së 25-të të Bundesliga 2.

Muslija asistoi në golin e dytë të skuadrës për rezultatin 2:1. Ai bashkëveproi me Maximilian Thalhammerin në minutën e 54-t.

Ndërkohë, për 3:1 realizoi vet në minutën e 74-t. Luajti deri në minutën e 89-të.

Paraqitja e tij kundër Holstein Kiel u vlerësua me notën më të lartë në ndeshje – 8.1, nga ‘SofaScore’.

Këtë sezon ai ka katër gola të shënuar e dy asistime.

Kemal Ademi u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të te Paderborni, ndërsa Marvin Çuni ishte në stol.

ASISTIMI DHE GOLI I FLORENT MUSLIJAS:

Paderborni është në vendin e tetë me 36 pikë.

You may also like