HOLANDË – Sekuestrohet një sasi rekord ketamine

by admin
Spread the love



AMSTERDAM, 19 janar /ATSH-DPA/ – Policia holandeze ka sekuestruar një sasi gjigante prej më shumë se 2 tonë ketaminë në qytetin Muiderberg, rreth 14 kilometra në lindje të Amsterdamit.

“Asnjëherë më parë nuk është zbuluar një sasi kaq e madhe lënde narkotike në Holandë”, tha sot policia.

Ketamina, e cila përdoret gjithashtu si drogë për festa, u gjet në Muiderberg dhe sipas policisë ajo ka një vlerë prej rreth 55 milionë euro (60 milionë dollarë).

Ata thanë se është ndaluar një 55-vjeçar.

Ketamina është një anestezik e njohur për efektet e saj mpirëse dhe halucinogjene.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: “Corriere della Sera” udhërrëfyese e Shqipërisë turistike, 950 mijë italianë na vizituan në 2023-shin


You may also like