Historikisht kemi ikur prej armiqve, tani ikim prej tanëve – Shqip

by admin
Spread the love

Në Klan Debat për temën e migrimit masiv të të rinjve, Ministri për Diasporë, Xhemail Çupi ka përmendur shkaqet historike të migrimit të shqiptarëve nga vendlindja, duke përmendur disa periudha të errëta. Shumica prej luftërave dhe shtypjeve të armiqve.

E këtu i ndërhyn gazetari i Klan Maqedonisë, Furkan Saliu.

“Mirë që e përmende sepse historikisht kemi ikur prej armiqve e tani po ikim prej tanëve”, tha Saliu.

Ndërkaq ministri Çupi iu kundërpërgjigj se pajtohet me këtë, por se sipas tij, të gjithë kanë përgjegjësi.

“Të gjithë ne jemi shkaktarë të ikjes. Edhe unë edhe ti”, deklaroi Çupi./KlanMacedonia

You may also like