Hidhet shorti i Europa League-s, mësoni kundërshtarët e Gjimshitit, Laçit e Xhixhës

by admin
Spread the love

Këtë të premte, në Monte Carlo, u hodh shorti i fazës së grupeve të Europa League.

Dy janë grupet me të “zjarrta”: A dhe B. Në Grupin A, West Hami, fitues në fuqi i Conference League, është i shkurtuar me Olimpiakosin dhe Freiburgun në Grupin A, që plotësohet nga TSC Bačka Topola.

Në Grupin B ka një luftë të fortë për dy vend e para mes Ajaxit, Marsejës dhe Brihgtonit, por nuk duhet nënvlerësuar as AEK-u i Athinës.

Qarabagu, ku luan Redon Xhixha është në Grupin H me Leverkusenin, Molden dhe Hacken.

Sportingu i Lisbonës është rivali më i fortë i Atalanatës së Gjimshitit në Grupin D, ndërsa Sparta e Pragës, ku luan Qazim Laçi, si rivalë Rangers, Betisin dhe Aris Limassolin.

Grupi A:  West Ham, Olympiacos, Freiburg, TSC Bačka Topola

Grupi B:  Ajax, Marseille, Brighton, AEK Athens

Grupi C:  Rangers, Real Betis, Sparta Prague, Aris Limassol

Grupi D:  Atalanta, Sporting CP, Sturm, Raków

Grupi E:  Liverpool, LASK, Union SG, Toulouse

Grupi F:  Villarreal, Rennes, M. Haifa, Panathinaikos

Grupi G:  Roma, Slavia Prague, Sheriff, Servette

Grupi H:  Leverkusen, Qarabağ, Molde, Häcken

 


Top Channel

You may also like