Haxhiu: Si të diskutohet në mes të natës për dialogun, kur qytetarët janë në gjumë?

by admin
Spread the love

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se refuzon të flasë në orën 1:35 të natës për çështje kaq substanciale siç është dialogu me Serbinë.

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ai ka shtuar se qytetarët e Kosovës janë në gjumë kur po zhvillohet ky debat, njofton Shqip.

“Refuzoj të vazhdoj debatin për dy arsye: [1] A është e mundur të vijë Kurti të diskutojë për marrëveshje me Serbinë pa iu ofruar deputetëve zyrtarisht një draft-dokument?”.

“Si mund të diskutohet me armikun tonë, e ne nuk jemi në gjendje t’i shohim as dhjetëra shkronja të shkruara. Kjo është tallje”.

“Si mundem të diskutoj në ora 1:35 të natës për çështje kaq substanciale ku gjysma e kabineti janë duke folur jerm, e qytetarët janë në gjumë”.

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

You may also like