Harry Styles goditet në fytyrë gjatë interpretimit në koncert në Vjenë

by admin
Spread the love

Në këtë video të postuar në mediet sociale shihet këngëtari Harry Styles në koncert. Ai ishte duke interpretuar për publikun në Vjenë kur u godit në fytyrë me një objekt. Më saktësisht, ai u godit në sy.

Styles shihet më pas duke e mbuluar syrin me dorë. Përfaqësues të Styles nuk kanë komentuar menjëherë për media.

Ky nuk është incidenti i parë në skenë për Styles. Ai ishte shënjestër e goditjes në skenë edhe vitin e kaluar në një koncert në Los Angeles.

Goditja e këngëtarëve në skenë gjatë interpretimit ka tërhequr vëmendje të madhe së fundmi. Para dhjetë ditësh, një person goditi këngëtaren e muzikës kantri Kelsea Ballerini në Idaho, duke bërë që ajo përkohësisht të ndërpriste koncertin. Pas incidentit, ajo u tha fansave të saj që të mos hidhnin gjëra. Ajo po ashtu tha se ajo dhe çdo artist tjetër dëshiron që të interpretojë i sugurt në skenë, e jo të lëndohet.

Muajin e kaluar po ashtu, një fans e goditi Bebe Rexhën në fytyrë derisa ajo po interpretonte në New York. Rexhës nga goditja iu nxi syri, ndërsa goditësi mori atë që meritonte, u arrestua.

Pas Rexhës, edhe këngëtaren Ava Max e goditi një fans me dorë në fytyrë.

Edhe Drake u godit së fundmi në skenë gjatë interpretimit. Ai u godit në dorë, pa celularin me të cilin ishte goditur duke rënë poshtë, dhe vazhdoi me interpretimin.

Pas këtyre incidenteve, disa prej atistëve kanë shfrytëzuar rastin që të tërheqin vëmendje për këtë trend. Në mesin e tyre është Adele e cila javën e kaluar gjatë një koncerti në Las Vegas ka kërkuar nga fansat që të mos e godisnin me gjëra.

Ajo madje me shaka u ka thënë se nëse do të merrnin guximin ta godisnin, do t’i vriste./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

You may also like