Haradinaj në Deçan kujtuan luftëtarin e lirisë Deli Leka, në dy vjetorin e ndarjes së tij nga jeta – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Deçanin me ç’rast tha se kanë kujtuar luftëtarin e lirisë Deli Leka në dy vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj, ka thënë se ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, raporton Shqip.

“Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ishte humbje e madhe për të gjithë, por la pas vepra që bëjnë krenar secilin prej nesh. I përjetshëm e i paharruar kujtimi për Deli Lekën”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Sot në Deçan kujtuam luftëtarin e lirisë Deli Leka, në dy vjetorin e ndarjes nga jeta.

Deli Leka ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së. Ai qysh në fillet e luftës i’u bashkua thirrjes së atdheut duke marrë përsipër detyra të rëndësishme në organizim të luftës në Dukagjin. Ashtu si në luftë edhe në paqe, nuk ndryshoi qëndrimet e tij, ai vazhdoi ta mbajë gjallë frymën e atdhedashurisë në rrugën drejt shtetndërtimit.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ishte humbje e madhe për të gjithë, por la pas vepra që bëjnë krenar secilin prej nesh.

I përjetshëm e i paharruar kujtimi për Deli Lekën.

You may also like