Haraçina përgatitet për spektakël, Shkëndija gati për derbin e madh

by admin
Spread the love

Nesër në ora 15:00 në stadiumin “Hasanbeg Arena” luhet megaderbi i xhiros së 17-të në Ligën e Tretë maqedonase – Veri ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe GFK Kumanovo.

Shkëndija e Haraçinës mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para derbit të ditës së diel.

“Mbrëmë kemi pasur stërvitje, disponimi i lojtarëve tanë është në nivel të lartë, të gjithë janë të gatshëm dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje. Fusha është gati, tribuna është pastruar dhe jemi gati të presim të gjithë futbolldashësit dhe tifozët”, tha Jusufi për M Net.

Nëse Shkëndija e fiton ndeshjen me GFK Kumanovo, do të vijojë një festë e madhe në Haraçinë, pas iftarit, ku tifozët do të presin në mënyrë të organizuar futbollistët e Shkëndijës.

Gjyqtar kryesor do të jetë arbitri me përvojë i ligës së parë Stojançe Trpçevski,.

You may also like