HAPËSIRË – Eklipsi i Diellit errëson qiejt e Amerikës së Veriut

by admin
Spread the love



NJU JORK, 8 prill /ATSH/ – Një eklips total i Diellit zhyti sot në errësirë një pjesë të Amerikës së Veriut, me miliona spektatorë në të gjithë SHBA, Meksikë dhe Kanada që kapën një paraqitje të shkurtër të ngjarjes së rrallë, sipas independent.co.uk.

Miliona persona panë eklipsin në Amerikën e Veriut, falë joshjes së qiellit të pastër dhe deri në katër minuta e gjysmë errësirë mesdite në disa vende.

Pothuajse të gjithëve në Amerikën e Veriut panë eklipsin.

Moti më i mirë pritet në fund të eklipsit në Vermont dhe Maine, si dhe në New Brunswick dhe Newfoundland.

“Mbulesa e reve është një nga gjërat më të ndërlikuara për t’u parashikuar”, shpjegoi meteorologu i Shërbimit Kombëtar të Motit Alexa Maines në Qendrën Shkencore të Liqeneve të Madhe të Cleveland të dielën./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMuçostepa – Abdelouahab: Forcim të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve


You may also like