Hajdari: Le ta zgjidhe Çashkën Xhaferi nëse ka kompetenca ashtu si po thonë

by admin
Spread the love

Publicisti dhe gazetari Fejzi Hajdari në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ai është shumë skeptik sa i përket rrugëtimit euroatlantik të vendit.

Sipas tij me një gjyqësor ku qytetarët kanë vetëm dy për qind besim, kur miratohet me shpejtësi një ligj i cili i amniston funksionarët e qeverive paraprake por edhe të tanishëm, nuk beson se ai rrugëtim do të jetë aq i lehtë.

“Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, qeveria e cila do të del nga këto zgjedhje, deri në formimin e qeverisë së ardhshme do të miratohen ndryshimet, për të shpëtuar me më pak dhimbje. Ishte larg mendsh që me këtë rejting që ka VMRO t’i votojnë ndryshimet kushtetues,e të cilët do sillnin pasoja katastrofike, se ne nuk jetojmë në Suedi, por në Maqedoni, po t’i kishte miratuar ndryshimet kushtetuese, prandaj ishte këmbëngulëse që të mos i miratoj ato ndryshime”, deklaroi Fejzi Hajdari.

Duke folur për kompetencat e Xhaferit, tha ai se përveç përgatitjes dhe organizimit të zgjedhjeve të ardhshme gjithçka tjetër që do të thonë është për marketing politik.

“Nëse ka kompetenca aq sa thonë, le ta zgjidhe ja çështjen e Çashkës, a thatë se ka qenë komandat. La ta zgjidhe statusin e ushtarëve të UÇK-së. Kur është puna për t’I marrë meritat ata përmendin UÇK-në”, tha Hajdari.

MARKETING



You may also like