Hadari-Shalës: Artefaktet nuk kanë qenë në depo

by admin
Spread the love

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Ferat Shala lidhur me akuzën për artefaktet e Republikës së Kosovës, i cili tha se ato janë mbajtur për tetë muaj në një depo në Dubai.

“Asnjëherë s’jeni kujdesur për artefaktet e Republikës së Kosovës”, iu kthye Hajdari Shalës. “Ato nuk kanë qenë në depo, por kanë qenë te shteti nikoqir dhe janë angazhuar edhe ambasada e Republikës së Kosovës”.

Tutje ajo dha sqarime edhe për një akuzë tjetër.

“Unë befasohem nga ju se si shpifni që ne kemi dërguar piano nga Kosova. Është marrë me qera, është kthyer atje, ka qenë në vendin nikoqir, nuk kemi pasur ne mundësi të marrim piano, nuk kemi shkuar as me tupanë e as me defa, ka qenë një koncert i nivelit botëror, ka dhënë një performancë shumë të mirë në emër të republikës së Kosovës, fal tenorit tonë shumë të mirënjohur vetëm një piano e kemi siguruar”, u shpreh ministrja Hajdari.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like