Guardiola vlerëson trajnerin e Tottenhamit para sfidës së të dielës: E ka përmirësuar futbollin

by admin
Spread the love

Manchester City do të përballet me Tottenhamin këtë të diel, në kuadër të javës së 14-të të Premier League-s.

Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, Pep Guardiola vlerësoi punën e kolegut të tij Postecoglou.

“Ai e ka ngritur Tottenhamin në një nivel shumë të lartë dhe në një kohë të shkurtër”, ka komentuar trajneri katalanas.

Pep rrëfeu se ishte “i impresionuar nga shumë gjëra që ata bëjnë, mundësitë që krijojnë, agresioni në të gjitha fushat”, duke shtuar se australiani “arriti këtu pa asgjë dhe, në pak muaj, i dha skuadrës së “Spurs”-ave fytyrë ne tij”.

Trajneri i Manchester City tha gjithashtu se prania e Postecoglou te Tottenhami ka ndikuar për një futboll më të mirë, duke vlerësuar karrierën e tij:

“Ajo që bëri Ange Postecoglou në Japoni, te Celtic dhe tani, te Spurs e ka përmirësuar futbollin. E kam thënë në disa raste që jam trajner, por jam edhe spektator. Më pëlqen loja e tij. Të gjithë në Angli e shohin që ai po bën futboll të mirë”, përfundoi Guardiola.


Top Channel

You may also like