Guardiola pas eliminimit: Krijuam raste, por futbolli luhet për gola!

by admin
Spread the love

Skuadra e Real Madridit është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Manchester Cityn e Pep Guardiolas, pasi fitoi në penallti me rezultatin 4:3.

Guardiola tha se skuadra e tij ka bërë gjithçka sot, por nuk realizuan dhe se futbolli luhet për gola.

Ai potencon se është krenar me ekipin e tij, humbja i dhemb, por humbën në mënyrë fantastike.

“Ne krijuam shanse, por futbolli luhet për gola”, tha Guardiola për mediat ndërkombëtare.

“I falënderoj lojtarët e mi. Reali është në gjysmëfinale, ne jo. Haaland, De Bruyne dhe Akanji më kërkuan t’i largoja. Ata nuk mund të vazhdonin.”

“Bëm gjithçka, mund té them se ishte mënyrë fantastike për të humbur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/

You may also like