Gruevski mohon konfiskimin e pronave: Nuk më kanë marrë asgjë

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se atij nuk i është sekuestruar asgjë, pasi u bë e ditur se apartamentet në Vodno dhe Bihaçka të nxjerra në ankand kushtuan 1.9 milionë euro. Аi pretendon se Qeveria ka shantazhuar dëshmitarët për të dëshmuar kundër tij.

NIKOLLA GRUEVSKI, ISH KRYEMINISTËR

“Edhe pse në të kaluarën e kam thënë në disa raste dhe e kam shpjeguar në detaje, duke pasur parasysh që Qeveria dhe mediat e saj të afërta e kanë përditësuar këtë temë këto ditë, dua të përsëris se asgjë nuk është sekuestruar dhe nacoinalizuar nga unë, pra diçka që ka qenë prone e imja”.

Ajo që bëri Qeveria ishte presioni, shantazhi dhe kërcënimet me pasoja të mëdha për ata personalisht dhe për biznesin e tyre, ndaj tre biznesmenëve, ku dy prej tyre u mbajtën në paraburgim të pamerituar për muaj të tërë dhe u akuzuan pa faj, në mënyrë që nëse duan të shpëtojnë nga persekutimi politik të thonë se një pronë e caktuar që është e tyre ose kanë pasur kontakt me të, ka qenë e imja ose e destinuar për mua.

Javën e kaluar u bë e ditur se apartamentet të cilat janë konfiskuar nga ish kryeministri i vendit Nikolla Gruevski, janë vënë në shitje nga Agjencia për Menaxhimin e Pronave të Konfiskuara. Shuma totale e pronave të konfiskuara dhe vlerësuara deri tani, siç njoftuan nga Agjencia për arrin në 2 milionë euro.

You may also like