Gropa e gërmuar nga të rinjtë në plazh del në edicionin e lajmeve si ‘krater meteori’ (fotot)

by admin
Spread the love

Një gropë që u gërmua nga dy shokë në një plazh të Dublinit në Irlandë është shfaqur në një edicion lajmesh si një dëshmi për ‘krater meteor’, duke shkaktuar situata qesharake në publik dhe ne rrjet.

Gropa në fjalë u pa në plazhin Portmarnock në kryeqytetin e Irlandës Dubin, dhe kishte një pamje të jashtëzakonshme, çka bëri që disa entuziastë vendas të astrofizikës të vinin për të “hetuar”.

Rrjeti lokal ‘Virgin Media News’ raportoi mbi ‘zbulimin’ dje (më 13 shtator) madje intervistoi dikë të quajtur ‘Dave’ i cili tha se ishte i bindur që ‘ka ardhur nga lart’.

Sipas sekuencës së raportuar të ngjarjeve nga mediat, shumë kalimtarë naivë besonin se kjo ishte pasoje e një ‘eventi kozmik’.

Teksa fliste ‘gropën misterioze’ Dave u tha gazetarëve të Virgin Media News që kishin ardhur shpejt në vendngjarje: “Siç mund ta shikoni, këtu ka dhe disa shenja djegieje ose nxehtësi”.

Analiza e imtesishme vijonte me tej: “Kjo duhet të ketë ardhur prej këndit me të cilin ka rënë objekti me peshë. Nuk jam i sigurtë për përbërien e tij, por me siguri që do ta zbulojmë nga hetimet”.

Sado qesharake që ishte situata, rrjeti mediatik nuk harroi të shtonte se “nuk ka konfirmime” që gropa ishte nga një goditje meteori, ndërsa Dave ‘kaloi të gjithë ditën’ duke kërkuar ekspertë astronomie për të zgjidhur “misterin” e kraterit në plazh.

Por prej atëhere gjithçka është çmontuar me disa pamje video që provonin origjinën e gropës.

Mëngjesin e sotëm (14 shtator), një përdorues në rrjetin X, më parë Twitter, publikoi pamjet sesi ishte bërë gropa, teksa komentonte:

“Mbarova së qeshuri. Virgin Media News po raporton se kjo gropa në plazhin e Portmarnock mund të jetë si pasojë e një ‘eventi kozmik’”.

Personi tregoi më tej se dy djemtë kishin gërmuar gropën në plazh si një lojë dhe jo nga ngjarje të tjera.

“Ata e gërmuan atë një ditë më parë me një lopatë plazhi, kurse gazetarët këtu flasin për shkëmbinj që mund të jenë asteriodë. Po qesh me lot”, shkruante përdoruesi në Twitter.

Situata qesharake nisi të bëhej virale në rrjet ku një mori njerëzish nxitonin të ndanin reagimet e tyre.

Një prej tyre shkruante: “Dy djem gërmojnë gropën një ditë më parë, kurse ajo përfundon si segment në edicionin e lajmeve”.

“Është shumë e sikletshme,” komentonte një i dytë.

Edhe një i tretë përsëriste: “Çfarë turpi!”

Ndërsa të tjerë përfitonin nga rasti të talleshin me Dave, për naivitetin dhe entuziazmin e tij.

“Ju jeni shumë të çuditshëm me Dave, ai vetëm u emocionua kur gjeti një gropë të madhe në plazh. Njerëzit kanë me mijëra vjet që sillen kështu. Mos u bëni budallenj”.


Top Channel

You may also like