Griezmann për rekord, sulmuesi francez bëhet golashënuesi më i mirë në histori te Atletico Madrid

by admin
Spread the love

Antoine Griezmann tashmë ka thyer rekordin e legjendës Luis Aragones, duke vendosur veten në krye të historisë për më shumë gola të shënuar te Atletico Madrid.

Atletico u mposht mbrëmjen e së mërkurës në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës nga Real Madrid me shifrat 5-3. Një nga tre golat e shënuar, ishte i Griezmann.

Ky ishte goli i 174 për sulmuesin francez me fanellën e “El Colchoneros”, i cili tashmë ka lënë pas Luis Aragones me 173 gola./h.ll/abcnews.al

You may also like