Greqi/ I arratisur nga burgu i Patrës në 2011, shqiptari gjendet i groposur në një fushë

by admin
Spread the love

Trupi i një shtetasi shqiptar që dyshohet se është arratisur nga burgu në Greqi, dyshohet se është gjetur i groposur në një fushë në zonën e Thebës, në shtetin helen.

Sipas medias greke Protothema ishin disa dokumente personale të gjetura në pantallonat e kufomës që mund të çojnë në zbulimin e identitetit të tij. Trupi i pajetë është gjetur nga disa punëtorë, mëngjesin e së hënës ndërsa autoritetet greke tashmë po kryejnë një ekzaminim antropologjik me materialin gjenetik të mbledhur nga trupi, i cili do të krahasohet me atë të të huajit të regjistruar në bankën e ADN- së së Republikës së Greqisë, për të konstatuar nëse është personi që mendohet.

Policia e Thebës po vijon hetimet megjithatë sipas informacioneve të vradini.gr, duket se dokumenti që autoritetet policore kanë gjetur në rrobat e viktimës është patenta e një të burgosuri shqiptar që ishte arratisur në vitin 2011 nga burgu i “Shën Stefanos” në Patra dhe nuk ishte kthyer më në IEVP.

Mediat greke shkruajnë gjithashtu se ekzaminimi mjekoligjor që do të kryhet vështirë se do të zbulojë shkakun e vdekjes për shkak të dekompozimit të trupit.

You may also like