Grekët sërish në votime! Pjesëmarrja e ulët favorizon Demokracinë e Re të Mitsotakis

by admin
Spread the love

Grekët u drejtuan sërish në kutitë e votimit të dielën në mëngjes në një përpjekje për të zgjedhur një qeveri për herë të dytë në pak më shumë se një muaj.

Pas zgjedhjeve të 21 majit të zhvilluara sipas sistemit të përfaqësimit të thjeshtë proporcional, ky votim kryhet me sistemin e proporcionalitetit të përforcuar, që do të thotë se partisë fituese do t’i jepet një bonus nga 20 deri në 50 mandate.

Ajo merr 20 mandate të plotë nëse merr të paktën 25% të votave dhe mund të marrë deri në 50 vende nëse merr rreth 40% të votave. Partitë duhet të sigurojnë të paktën 3% të votave për të hyrë në Parlament për një mandat 4-vjeçar.

Pjesëmarrja në zgjedhje aktualisht është më e ulët se në votën e majit. “Shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhje ishte 29.13% deri në orën 13:30”- njoftoi Ministria e Brendshme, duke shtuar se kishte marrë shifra nga 18.794 qendra votimi, ose afërsisht 87% e totalit.

Normat më të larta të pjesëmarrjes u regjistruan në Iraklio, Kretë, e ndjekur nga Fthiodita,  Greqia Qendrore, zona e dytë elektorale e Selanikut, sektori i Athinës veriore, Atika Lindore dhe Larisa në Greqinë Qendrore. Përqindjet më të ulëta të pjesëmarrjes janë vërejtur në Follorinë, Greqia e Veriut, ishulli i Kefalonisë, Evritania, Lakonia dhe ishulli Lefkada.

Procesi po ecën pa probleme, tha ministria, duke shtuar se përditësimi i radhës dhe i fundit për shkallën e pjesëmarrjes do të shpallet në orën 17:00.

Ministria tha gjithashtu se shkalla e pjesëmarrjes midis grekëve jashtë vendit, të cilët votuan një ditë më pare, arriti në 70 për qind nga 79.6 për qind e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e 21 majit.


Top Channel

You may also like