Gratë ukrainase në vijën e parë të frontit, stërvitje intensive për të përballuar luftën

by admin
Spread the love

Gratë dhe vajzat ukrainase kanë lënë çdo gjë pas për të marrë pjesë në luftën e ashpër që po zhvillohet prej më shumë se 16 muajsh në vendin e tyre, që pas nisjes së luftës nga Rusia.

Fillimisht ato qëndrojnë në kampet e stërvitjes, ku dhe arrijnë të marrin mësimet kryesore të luftimeve.

Ka më shumë se 42,000 gra që shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës, por një nga problemet që është pajisja e tyre me veshje të përshtatshme ushtarake.

Disa prej vajzave treguan se në fillimet e tyre nuk kishin fare veshje, ndërsa më pas iu ofruan uniforma burrash, tek të cilat kanë ndërhyrë vullnetaret dhe i kanë përshtatur me përmasat e tyre.

Ministria e mbrojtjes ka raportuar se po punonte për përmbushjen e nevojave materiale të personelit ushtarak për gratë dhe vajzat.

Përpos rrezikut që u vijnë nga trupat ruse, ato duhet të vuajnë mungesën e rrobave specifike të cilat konsiderohen të rëndësishme për kundërsulmet.


Top Channel

You may also like