Graham Potter refuzon ofertën e Ajax

by admin
Spread the love

Graham Potter ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e Ajax-it, raporton Sky Sports News. Ish-trajneri i Chelsea dhe Brighton ka qenë një objektiv kryesor për klubin holandez dhe ka zhvilluar bisedime me Amsterdammers, por Potter nuk është i interesuar për ofertën e Ajax për momentin.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Sky Sports raportoi se specialisti 48-vjeçar do të ishte një nga favoritët për të zëvendësuar Erik Ten Hag nëse holandezi do të ndahej këtë verë.

Potter ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Chelsea në prill 2023.

Ky sezon ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për Ajax-in. Amsterdammers janë në vendin e 6-të në Eredivisie dhe pësuan humbjen më të rëndë në 97 vjet të dielën, duke humbur 6-0 nga Feyenoord.

/GazetaBlic Sport/

You may also like