Goditi me kokë sulmuesin kundërshtar, shkarkohet trajneri i Ramadanit

by admin
Spread the love

Humbja ndaj Veronës në përballjen direkte për mbijetesë doli në plan të dytë pas episodit që pa si protagonist trajnerin e Leçes, Roberto D’Aversa. Në bilbilin e fundit, gjakrat në fushë u nxehën shumë, me disa lojtarë të dy skuadrave që patën edhe kontakte fizike në fushën e blertë.

Vetë D’Aversa hyri në fushë dhe, siç konfirmojnë pamjet, goditi me kokë sulmuesin e Veronës, Tomas Henri. Gjithçka nën sytë e arbitrit, i cili i përjashtoi të dy me kartonë të kuq. Episodi çoi në ndërprerje të menjëhershme të kontratës mes D’Aversas dhe Leçes.

Klubi salentin publikoi menjëherë një shënim në të cilin dënonte gjestin e trajnerit të vet, ndërsa sot njoftoi ndarjen e rrugëve përmes një deklarate pas takimit me tashmë ish-trajnerin e verdhekuqve: “Pas ngjarjeve që ndodhën në fund të ndeshjes Leçe-Verona, klubi njofton se e ka liruar nga detyra trajnerin Roberto D’Aversa. Faleminderit trajnerit dhe stafit të tij për punën e bërë”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like