Goditi arbitrin pas ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, në pranga punëtori i fushës së futbollit

by admin
Spread the love

Incidenti në fushën e blertë gjatë ndeshjes çon në pranga punonjësin e stadiumit.

Një 44-vjeçar u prangos nga policia e Kavajës pasi goditi arbitrin kryesor pas ndeshjes Luzi 2008-Lushnja.  44-vjeçari është punëtor i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L. për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.

Në përfundim të  ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, në momentin kur lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, i arrestuari ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë nga shërbimet e policisë, ndërsa hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria e Durrësit.

Luzi 2008 është ekipi i futbollit të Luzit të Vogël të Kavajës. Ndeshja e kësaj të diele ka dalë 1-2 për Lushnjen.


Top Channel

You may also like