Gjuha shqipe është më e vjetra në Evropë, duhet ta merrni për nder që të jetë gjuhë zyrtare – Shqip

by admin
Spread the love

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, thotë se vetë maqedonasit duhet të angazhohen që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare, sepse, sipas tij, do të jetë nder për çdo shtet evropian që ta ketë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Duke folur në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese, Snopce tha se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë, 6000 vjet.

“Maqedonasit duhet të tregojnë vullnetin e tyre, veçanërisht sepse kërkesat e bullgarëve dhe grekëve kanë ardhur nga jashtë, ndërsa kërkesa e shqiptarëve vjen nga brenda. Bashkëqytetarët tanë maqedonas nuk duhet ta perceptojnë atë si presion, por si një parametër që përmirëson bashkëjetesën dhe koekzistencën. Sipas disa analizave të fundit shkencore, nga etnografë dhe etnologë, të publikuara disa muaj më parë, gjuha shqipe është një nga gjuhët më unike dhe më të vjetra në Evropë. Një gjuhë 6000 vjeçare, do të jetë nder për çdo shtet europian që ta ketë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. Ky është një thesar për shtetin maqedonas, jo vetëm për shqiptarët. Si gjuha më e vjetër në Evropë, 6000 vjeçare, vetë maqedonasit duhet të angazhohen për gjuhën shqipe”, tha Snopçe.

You may also like