Gjithmonë në zemrat tona, faleminderit për…

by admin
Spread the love

Ramadan Krasniqi është një nga artistët më të dashur e më në zë në Shqipëri e Kosovë. Edhe pse repertorin muzikor e ka shumë të gjerë, për këngëtarin shqiptar kemi shumë pak informacione lidhur me jetën e tij private.

Mirëpo ajo që dimë është që vite më parë, Ramadani ka përjetuar një dhimbje të madhe duke humbur gjysmën e tij, shoqen e jetës, Eminen.

Dhe pikëtisht sot, e ndjera do të mbushte plot 57 vjeçe. Dhe në këtë ditë të vështirë për të ai ka bërë një dedikim prekës për bashkëshorten e ndjerë.

“Sot do t’i mbushje 57 vjet! Gjithmonë në zemrat tona dhe faleminderit për çdo gjë që bëre për mua dhe fëmijët”, ka shkruar Dani krahas një fotografie ku shihen të lumtur krah njëri-tjetrit.

You may also like